Gjatë zhvillimt të protestës të organizuar ditën e sotme nga opozita , protestuesit janë ndalur edhe para bashkisë së Tiranës.

Kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka reaguar duke i falenderuar për vizitën para derës së bashkisë dhe duke ironizuar kandidatin për bashkinë Tiranë Belind Këlliçi.

Postimi i plotë i kryebashkiakut Velaj në rrjetet sociale

“Falenderoj kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës – nga koha e kioskave në Lanë e parqe – Sali Berishën për vizitën tek dera e bashkisë! Më në fund një kandidat gjysmë-komik e gjysmë-serioz, sesa një tërësisht komik!

E ftoj të vijë sërish në 15 Maj ta falënderoj për garën”.

 

 

Gjatë ndalesës në institucionet kryesore, kryetari i PD-së, Sali Berisha u ndal edhe përpara Bashkisë së Tiranës ku akuzoi kryebashkiakun si të përfshirë në korrupsion me inceneratorët.