E përditshmja spanjolle “AS” ka lansuar lajmin senzacional duke sqaruar se e ardhmja e sulmuesit norvegjezi Erling Haaland te Man. Siti, nuk është e sigurt. Gjithçka do të varet nga vendimi që do të merret ndaj skuadrës së “qytetarëve”, pas skandalit për mashtrimet financiare, që mund të çojnë në largimin e trajnerit Pep Guardiola.
Në rast se trajneri spanjoll do të largohet nga Man. Siti, bashkë me të do të largohet edhe sulmuesi i ardhur verën e kaluar në Premier Ligë. Ishte pikërisht Pep Guardiola, që ndikoi drejtpërdrejt në transferimin e Erling Halandit te Man. Siti, duke besuar të projekti që ai kishte. Andaj, në rast se situata përmbyset, norvegjezi do të largohet.
Skuadra e Real Madridit pret të shohë se si do të evoluojnë gjërat, teksa madrilenët janë në kërkim të një sulmuesi të ri që do të zëvendësojë Karim Benzema-n, tashmë 35 vjeç. Për pasojë, “Los Blancos” janë në “pole” për të marrë 22-vjeçar, që është golashënuesi më i mirë në Premier Ligë në këtë sezon. Këtë gjë e konfirmoi edhe Rafaele Pimenta, menaxherja e sulmuesit.
“Ka një klauzolë në favor të sulmuesit (mendohet se është shuma 150 milionë euro). Unë jam për lirinë e njeriut, që ai të zgjedhë të luajë ku dëshiron. Kjo është beteja ime dhe do ta ndihmoj Halandin deri në fund,” ka thënë Pinamenta. /Telesport/.