Numri i të vdekurve nga tërmetet e tmerrshme në Turqi dhe Siri ka kaluar shifrën 33 mijë. Dhe ky numër po vazhdon të rritet ndërsa operacionet e shpëtimit po vazhdojnë për të shtatën ditë radhazi. Autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa në Turqi janë shembur dhe shumë janë dëmtuar në zonën e tërmetit, e cila prek rreth 13 milionë njerëz.

Përveç kësaj, ekziston frika për një krizë të madhe shëndetësore, veçanërisht për shkak të përhapjes së kolerës në Siri.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë “sasinë e energjisë të lëshuar nga tërmeti në Turqi”.

“Në Hatay, tërmetet çanë tokën dhe krijuan një çarje 50 metra të gjerë, 40 metra të thellë dhe 300 metra të gjatë”, thuhet në përshkrimin e pamjeve. “Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, thotë një banorë i zonës.