Kandidati i PD-së në zgjdhjet e 14 majit për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka falënderuar qytetarët shqiptarë që protestuan sot para Kryeministrisë kundër një regjimi që po bën gjithçka ta shpërbëjë këtë vend.

‘Sot mesazhi ishte i fortë:Shqiptarët duan ndryshimin! Shqiptarët nuk pranojnë të nënshtrohen! Shqiptarët janë gati të bëjnë hapin e madh për të mbështetur alternativën e Partisë Demokratike në 14 maj’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot shqiptarët iu përgjigjën masivisht ftesës së Partisë Demokratike për të reaguar dhe protestuar fort ndaj një regjimi që po bën gjithçka ta shpërbëjë këtë vend!

Sot mesazhi ishte i fortë: Shqiptarët duan ndryshimin! Shqiptarët nuk pranojnë të nënshtrohen! Shqiptarët janë gati të bëjnë hapin e madh për të mbështetur alternativën e Partisë Demokratike në 14 maj ✌️

Për ndryshimin ja vlen çdo sakrificë 🤝