Lajm i mirë për Kristof Galtierin dhe Paris Sen Zhermenit. Kilian Mbape, Marko Verati dhe Lionel Mesi janë të pranishëm në seancën stërvitore të mëngjesit, në prag të ndeshjes së parë të fazës së 16-të Ligës së Kampionëve kundër Bajern Munihu.
Tre lojtarët munguan të shtunën në humbjen e rëndë kundër Monako-s dhe tashmë duket se do të jenë në dispozicion për ndeshjen e të martës në “Parc des Princes”.
Mesi dhe Verati pritet të luajnë që në minutën e parë, francezi mund të përdoret si armë gjatë ndeshjes, por nuk përjashtohet si mundësi që ai të jetë titullar. I vetmi që mungon është Renato Sançez.