Për herë të dytë në katër vjet, Kansas City Chiefs janë kampionë të Super Bowl. “The Chiefs”, të udhëhequr nga qendërmbrojtësi yll Patrik Mahomes,  mundën Philadelphia Eagles 38-35  në Glendale, Arizona.

Harrison Butker realizoi një gol prej 27 metrash me tetë sekonda të mbetura dhe arriti fitoren. Ndërkohë Mahomes u emërua lojtari më i mirë i lojës. Ai gjithashtu u emërua MVP i ligës, ditë më parë.