Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançelotti ka komentuar në lidhje më të ardhmen e tij. Trajneri italian ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në vitin 2024. Megjithatë, së fundmi u raportua që në verë ai do merrte drejtimin e kombëtares braziliane. Por, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi Ançeloti dhe Brazili mohuan zërat për një bashkëpunim në mes tyre.
Në intervistën e fundit italiani tha që do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ vetëm nëse e përjashtojnë.
“E ardhmja ime?
Nuk do të largohem nga Real Madridi derisa të më shkarkojnë”, u shpreh Ançeloti.
Thashetheme të shumta thonë që drejtimin e madrilenëve mund të marrë edhe Jurgen Klop, Zinedin Zidan, apo edhe Raul Gonzalez.