
Policia spanjolle ka zbuluar një laborator sekret në qendër të Barcelonës, ku një “organizatë kriminale” prodhonte marijuanë shumëngjyrëshe dhe më pas i dërgonte në Kroaci, Itali, Francë, Portugali, Gjermani dhe Holandë.
U gjetën 70 pako, 5000 karamele marihuanë, 12 kilogramë marihuanë dhe gjashtë kilogramë hashash, njoftoi Garda Civile Spanjolle në Twitter.
Në operacion u arrestuan tre shtetas të Britanisë së Madhe, Holandës dhe Rusisë.
Policia nisi një hetim pasi përgjoi një seri pakosh të dërguara me postë që përmbanin karamele me marijuanë.
“Organizata e vendosur në Barcelonë mori porosi përmes një aplikacioni me mesazhe të koduara, dhe më pas marihuana e fshehur në karamele u dërgua me postë në shumë vende të Evropës”, thuhet në deklaratë.