PSZH u mposht në shtëpi ndaj Bajern Munihu në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve, me rezultatin 0-1.

Në përfundim të ndeshjes, lojtarët e PSZH-së u afruan pranë tifozëve të tyre duke i duartrokitur dhe falenderuar për atmosferën dhe gjithashtu në shenjë keqardhje për humbjen. Momenti që është filmuar nga një tifoz është bërë virale.

Në pamjet shihet qartë Serhio Ramos dhe një fotograf që i afrohet pranë për të bërë punën e tij dhe mbrojtësi spanjoll e shtyn me forcë duke e larguar.

Kjo skenë është komentuar menjëherë në rrjetet sociale dhe nuk kanë munguar komentet negative nga tifozët duke shpjeguar se si Ramos nuk tregoi aspak respekt për fotografin që po kryente detyrën e tij./abcnews/