Në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-Ministrit të arsimit,Abdilaqim Ademi, bashkëpartiakë të tij kanë kryer homazhe tek vendprehja e tij në fshatin Shemshovë.

Pjesëmarrës në homazhet në nder të jetës dhe veprës së Ademit, ishte dhe Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Grubi vlerëson lartë të gjithë kontributin që Abdilaqim Ademi ka dhënë në politikë, e aq më tepër në trasimin e rrugës përparimtare të vendit.

Njoftimi i plotë:

Me homazhet në vendprehjen e tij në Shemshovë, filluam sot aktivitetet përkujtimore në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të mikut dhe bashkëpartiakut tonë, Abdilaqim Ademi.
Familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë të tij sot u bëmë bashkë për ta kujtuar me krenari kontributin që ai dha në trasimin e rrugës përparimtare të vendit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/pfbid02kM7nN7iMd5RWkJHYPV6uKrD9oY64hxDiFvwNeuA98cE6PNFQqyPB2bXeBkJs8qUWl