Liga Europa nis fazën më emocionuese të sezonit. Raundi i 1/16-tave do të sjellë përballje të zjarrta, ku padyshim spikat ajo mes Barcelonës dhe Man. Junajted.

“Unë mendoj se Barcelona dhe ne do të kishim preferuar ta luanin këtë sfidë në finale. Ne po e presim me padurim përballjen me Barcelonën. Për të bërë një ndeshje te madhe dhe të shkëlqyer duhet të japim më të mirë tonë. Është një ndeshje e nivelit të lartë dhe jemi të sigurt se performanca do të jetë e tillë, ” tha Ten Hag nw vigjilje tw kwsaj sfide.

 

Numri një i pankinës së “Djajve të Kuq” foli me admirim për trajnerin e Barcelonës, Çavi Hernandez, duke vlerësuar punën e bërë nga ana e tij.

 

“Si lojtar, unë e admiroja Çavin. Në kohën e tij ishte një lojtar shumë i rëndësishëm për Barcelonën, për mënyrën se si ata luanin. Të njëjtën filozofi Çavi e ka sjell tani te ekipi. Ju mund ta shihni këtë, pasi ky ekip është Barcelona e tij. Më pëlqen shumë Barcelona me Çavin, sidomos mënyra sulmuese. Unë mendoj se ai është në drejtimin e duhur. Përsa i përket përballjes tonë mendoj se do të jetë një sfidë e mirë mes dy skuadrave”, tha mes tjerash Ten Hag.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Man.Junajtedit do të zhvillohet të enjten në orën (18:45).