Rubin Hebaj transferohet në Uzbekistan të skuadra e Andijan. Lajmin e transferimit e ka bërë publik nga klubi dhe nga vetë lojtari përmes një “Insta-story”, në foton ku shfaqet me fanellën e skuadrës së tij të re. Sulmuesi shkodran ka firmosur kontratë 2-veçare me ekipin e tij të ri.
24-vjeçari u largua nga Teuta, për t’u transferuar në Uzbekistan, ku do të nisë një eksperiencë të re. Skuadra e re e Hebajt konkurron në Superliga e Uzbekistanit, ndërsa aktualisht renditet në vend të 13-të ose thënë ndryshe në vendin e parafundit me 19 pikë në 26 javë kampionat.