llkaj Gundogan mund të jetë transferimi i radhës i gjigantit katalunas, Barcelonës. Mesfushori turko-gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Mançester Sitin dhe në fund të këtij sezoni do të mbetet lojtari i lirë. Përkundër që “Qytetarët”, i kanë bërë disa oferta për rinovimin, Gundogan i ka refuzuar ato pasi dëshiron një aventurë të re.

Favoriti kryesor për të nënshkruar me mesfushorin është Barcelona, pasi lojtari prej kohësh kërkohet nga lideri aktual i La Ligas.

“Mundo Deportivo” ka raportuar se drejtuesit e klubit spanjoll tanimë janë në bisedime të avancuara me agjentët e reprezentuesit gjerman. Gundogan është një kërkesë e vjetër e Barcelonës, pasi edhe në verën e kaluar u përfol shumë për një transferim të mundshëm të mesfushorit gjerman në “Kamp Nou”.

32-vjeçari e pëlqen kalimin në “Kamp Nou” dhe Barcelona mbetet favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e tij. Gjithsesi në garë për yllin e “Qytetërëve” mbeten edhe PSZH, Bajern Munih, Juventusi dhe Borusia Dortmundi.