Skuadra e Hofenhajmit është skuadra e cila po zhgënjen shumë në këtë edicion të Bundesligës, teksa është ekipi që ka rendimentin më të ulët sa i takon rezultateve. Në përballjen e javës së 21-të të Bundesligës gjermane, Hofenhajmi rezistoi vetëm 88 minuta nga Augsburg, për t’u ndëshkuar nga Jensen, duke pësuar të katërt humbje radhazi në kampionat.

Për të gjetur suksesin e fundit të Hofenhajmi duhet të kthehemi 4 muaj e katër ditë pas, teksa në 14 tetor të vitit të shkuar mundi Shalke 04 me rezultati 0-3. Ecuria negative solli dhe largimin e trajneri Andre Breitenreiter, i cili u pasua nga amerikani Pellegrino Matarazo, por në dy ndeshjet e para ka pësuar 2 humbje me skuadrën e re.

Hoffenhajmi ka grumbulluar 19 pikë në 21 ndeshje, duke u renditur shumë pranë zonës së rënies, e duke rrezikuar shumë e nëse nuk bën kthesën nuk do të ishte çudi që të diskutonte qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.