Megjithëse, “galaktikët” e Real Madrid janë tërësisht të fokusuar te sfida Ligës së Kampionëve, përballë Liverpullit, djemtë e Ançelotit i pret një “luftë” e vërtetë, teksa do të presin në “Santiago Bernabeu”, “gjysmën” tjetër të Madridit, “bardhekuqtë” e Atletiko-s.
Mirëpo, gjërat nuk shkojnë mirë në kampin kundërshtar dhe për sfidën ndaj Realit, tekniku argjentinas Diego Simeone është i detyruar të vuajë mungesat, të paktën deri më tani, të mesfushorit Rodrigo de Poll dhe “fantazistit”, Memfis Depaj.
Të dy lojtarët janë duke kaluar probleme shëndetësore dhe klubi do të bëjë sërish ekzaminime për të përcaktuar më saktë gatishmërinë e Depajt dhe de Pollit, në “derbin e Madridit”. /abcnews/