Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan do të qëndrojnë në paraburgim të paktën deri në fund të marsit. Ata u arrestuan në Rumani nën akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe krijimit të një grupi kriminal. Të martën, paraburgimi i tyre u zgjat me 30 ditë, për herë të tretë.
Dy femrat rumune të ndaluara me dy vëllezërit do të lirohen brenda disa ditësh, por do të vendosen në arrest shtëpie. Ata kanë mohuar të gjitha akuzat dhe përmes avokatëve të tyre thonë se do të apelojnë kundër zgjatjes së paraburgimit.
Gjyqtarët e kishin justifikuar zgjatjen e mëparshme të paraburgimit duke përmendur aftësinë e “të pandehurve për të ushtruar kontroll të përhershëm psikologjik mbi viktimat”. BBC raportoi se Tates kishte ngritur padi kundër një prej viktimave që i akuzon për përdhunim dhe trafik njerëzish.