Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një intervistë në Kannel 5 ka thënë se nuk e di pse ka problem me “grupin e zjarrit” në BDI.

Ai thotë se edhe pa u zgjedhur Qeveria kanë shfaqur pakënaqësi. Grubi tha se dëshiron të ketë një pajtim, pasi siç thotë ai kjo është absurde.

“Kur më thotë Ahmeti rri në shtëpi, unë do të ulem në shtëpi dhe nuk do të them A dhe B”, tha Grubi.

Ai tha se premtimet e bëra i kanë realizuar. Grubi thotë se elementët pro-evropianë në VMRO-DPMNE janë të mirëseardhur.

Nga ky veprim i VMRO-DPMNE-së përfiton vetëm Levica”, tha Grubi.

Ai sqaroi se LSDM nuk është peng i BDI-së.