Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sonte në emisionin “Vetëm intervista” në Kanal5 ka deklaruar se rejtingu flet se po implementojmë punën dhe programin e partisë siç është më së miri.

Rejtingu nuk flet që ne udhëheqim keq, përkundrazi ne po implementojme çdo premtim nga programi jonë, rritja e pagave, Korridori 8, 10 D apo edhe projekte të tjera. Izet Mexhitin gjithmonë e kam përkrahur në garën e tij kur I është duhur përkrahja ime. Vendimi që unë të jem pjesë ekzekutivit, u miratua dhe nga ata që sot dalin kundër, sepse kur u mblodh kryesia e partisë të gjithë miratuan propozimet e kryetarit Ali Ahmeti. Unë sinqerisht nuk i kuptoj këtë vendime të parëndësishme e të panevojshme. Unë kam thenë, që nga dita kur e kam marr pozitën shtetërore, dorëheqjen time ia kam ofruar z.Ahmeti, ndaj kur të më thotë ai se jam i lirë dhe mund të rri në shtëpi, natyrisht që do e respektoj dhe nuk ka vend për kundërshtime, ka deklaruar Grubi.