Kryeredaktori i portalit Infomaks.mk Aleksandar Mitovski nëpërmes një postimi në rrjetet sociale ka “sulmuar” përsëri kreun e opozitës maqedonase, Hristian Mickoski.

“Dimitar Dimovski ishte më i rëndësishëm për Hristijanin sesa mbrojtësit, bashkëpartiakët dhe të gjithë të tjerët që nuk janë partnerë të tij”, ka thënë fillimisht Mitovski.

Ai ka thënë se sipas Mickoskit, të gjithë gënjejnë por jo edhe vet ai, raporton indeks.mk.

“Pra, të gjithë gënjejnë, por ju jo, apo jo?”, ka pyetur Mitovski.

Ai ka thënë se Mickoski e ka shitur ideologjinë e partisë.

“Ideologjinë dhe partinë e shiti për fotovoltaikë, depozita nafte, hidro, DUP dhe tenderë”, ka shkruar Mitovski.

Nuk është ndalur këtu, ai e ka quajtur Mickosin kriminel.

“Çfarë krimineli je ti o “mik”…por, ti e di si thonë në Beograd – jam i sigurt që e di, ke firma atje – “dochiche dana za megdana”. Ndërkohë, lutju Zotit që gruaja e Timços të të bjerë në gjyq”, ka përfunduar Mitovski./indeks.mk/