Me kërkesë të komunës së Tuzit,sot Qeveria e Malit të Zi ka miratuar Vendimin për ndihmën e bujqve të Malësisë të cilët u prekën nga dëmet e breshërit,në vlerë prej 500.000,00 euro.

Këtë e bën të ditur Kryetari i komunës së Tuzit,Nik Gjeloshaj i cili thotë se përveç kësaj ndihme nga qeveria,komuna e Tuzit do të ndajë dhe 300.000,00 euro të tjera dhe në total kjo ndihmë për bujqit e Malësisë kap shumën prej 800.000,00 euro.

Ky është një ndër aktivitetet e shumta të ndërmara nga komuna e Tuzit gjatë mandatit katër vjeçar,aktivitete këta që në të ardhmen do të jenë dhe më të fuqishme që mbështetjen e qytetarëve në çdo fushë,ka thënë Gjeloshaj.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Në kërkesën tonë, sot Qeveria solli Vendimin për bujqit e Malësisë, të cilët u prekën nga dëmet e breshërit.
Ndihma nga Qeveria është me vlerë prej 500.000,00 € ndërsa nga buxheti i Komunës së Tuzit do të ndahën 300.000,00 €, pra total 800.000,00 €.

Këto e shumë aktivitete që kemi ndërmarr gjatë këtyre katër viteve,më se miri e dëshmojnë përkushtimin tonë për Bujqit në komunên e Tuzit.

Në të adhmën edhe më fuqishëm do të vazhdojmë mbështetjen për qytetarët tonë në çdo fushë.

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj