Të bëhet shef i ndonjë skuadre të Formula 1 në të ardhmen nuk është në planet e pilotit holandez Maks Verstapen. Dy herë kampioni i botës, këtë e konfimroi këtë në një intervistë për “CNN”, para fillimit të testeve dimërore.

“Kam ndërmend të bëja gjëra të tjera në jetën time, pasi të largohem nga Formula 1. Të drejtoj një skuadër nuk është në projektet e mia,” tha mes tjerash Verstapen.

I pyetur nëse për të drejtuar një skuadër të Formula 1, duhet t’i besosh përvojës së pilotëve apo dëshirës së të rinjve për të treguar veten, Maksi ishte decid.

“Unë do ta kisha të vështirë të zgjidhja në këtë çështje. Madje e kam të vështirë edhe të zgjedh dy pilotë për t’i patur në skuadër nëse do të isha shef, pasi aktualisht ka shumë pilotë të mirë në pistë.

Gjithsesi, do të zgjidhja një pilot me përvojë, me shumë gjasa Fernando Alonso. Më pas do të merrja një pilot të ri dhe në këtë rast do të zgjedh Lando Norris. Për mua kjo dyshe mund të funksiononte nëse do ta isha unë drejtues i një skuadre të Formula 1”, tha Verstapen, duke mos përfshirë në skuadrën e tij ideale Luis Hamilton apo Sharll Leklerk.