Ferrari ka tërhequr vëmendjen e gjithë fotografëve në provat e fundit në Bahrein. Ajo çfarë bie në sy është pjesa e përparme e bolidit apo sic e quajnë ekspertët “hunda”, ku tek bolidi i Ferrarit ishte më ndryshe.
Në bolidin të cilin po e ngiste Alonso, kur kishte rezistencë të madhe të ajrit në pjesën e përparme krijohej një grope. Kjo zhdukej si me magji kur Ferrari frenonte në kthesë.
Pra, pse kjo shtypje misterioze? Një pjesë e harruar gjatë montimit të “hundës”, apo thjesht kursim peshe. Sidoqoftë, menjëherë FIA është duke hetuar për sic e quajnë ata “hundë fleksibël”.