
Kristiano Ronaldo është bërë objekt i rrjeteve sociale duke u filmuar në rrugët e Riadit në Arabinë Saudite. Portugezi është duke u mësuar me jetesën në Arabinë Saudite pasi u bë lojtari më i ri i klubit të Al Nassr, por duket se vështirësia e mbipopullimit atje e vendos Ronaldon në pozicione të vështira.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, thuhet të jetë Kristiano Ronaldo me makinën e tij luksoze i cili ka ngecur në trafikun e rënduar të vendit ku jeton.
Para tij duket një makinë tip “Range Rover”, që mendohet të jetë e badigardëve të tij, dhe nga pas Ronaldo. Në fillim është “Range Rover”-i i cili ngjitet në trotuar për të shmangur trafikun, e më pas shihet Ronaldo që bën të njëjtën gjë, duke thyer kështu rregullat e qarkullimit rrugor.
احدهم : الاسطورة كريستيانو رونالدو يقفز الرصيف نتمنى أن يتم القبض باسرع وقت ممكن!! 😂😂
— اخبار كريستيانو (@Cr7_team_) February 23, 2023
“Legjenda Kristiano Ronaldo nget makinën në trotuar. Shpresojmë ta arrestojnë sa më shpejtë”, dëgjohet një qytetar atje i cili është i irrituar se portugezi nuk respekton rregullat.