
Dridhjet e tokës nuk kanë të ndalur në Turqi. Një tjetër tërmet është regjistruar sot me magnitudë 5,3 ballë në rajonin Bor në qytetin Nigde. Tërmeti ndodhi në orën 13:27 sipas kohës lokal dhe ishte në një thellësi prej 7 kilometrash. Ndërkaq numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50.000, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet. Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje. Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi. Qeveria turke njoftoi se ka nisur puna për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet, teksa Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, vlerësoi se 1.5 milion persona kanë mbetur të pastrehë. /Alsat.mk