Në orët e hershme të mëngjësit të sotëm ka ndërruar jetë profesori Milaim Fejziu, njëri ndër themeluesit e Universitetit të Tetovës.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime ndaj familjes Fejziu, duke kujtuar profesorin e ndjerë për kontributin e tij në vendosjen e themeleve të arsimit sipëror si dhe aktivizimin e tij në çështje kombëtare.

Ahmeti shkruan se veprat e profesorit Fejziu do të kujtohen gjithmonë me krenari.

Statusi i plotë:

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Profesor Milaim Fejziut, njërit nga themeluesit e Universitetit të Tetovës dhe kryetarit të parë të Senatit të këtij universiteti.
Do të rrojë në kujtimet tona i pavdekshëm me kontributin që dha për vendosjen e themeleve të arsimit sipëror në gjuhën amtare dhe avancimin e tij, me aktivizmin kombëtar si nënkryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë dhe kryetar i Shoqatës për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në vendin tonë. E nderuara familje Fejziu, të nderuar bashkëveprimtarë të profesorit Milaim Fejziu pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tuaj të madhe, të rroni dhe ta kujtoni përjetë me krenari!

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/743148473845944