Sulmuesi francez i PSG-së, Kilin Mbape, rrëzoi Marsejën, duke krijuar avantazhin prej 8 pikësh të kryeqytetasve në renditjen aktuale të Ligue 1. Me 200 gola për ekipin e tij, francezi barazoi rekordin e Edinson Cavanit.
Nga ana e tij, Kristofer Galtier, trajneri i PSZH-së, ka komentuar fitoren ndaj Marseille në “Velodrome”.
“E morëm mësimin e ndeshjes së Kupës së Francës. Natyrisht, me praninë e Kilianit në formacion kemi më shumë thellësi. Kimpembe është dëmtuar rëndë dhe do të mungojë deri në fund të sezonit. Mendoj se ai ka dhimbje shumë të mëdha në tendinën e Akilit, dëmtimi është shumë serioz.
Si u luajt ndeshja?
Ne donim ta pengonim Marsejën të luante. Besoj se fitorja jonë është e merituar, duke pasur parasysh mundësitë.
Mbape?
Ai është një lojtar që ka një sens lëvizjeje. Është e qartë se po ecën shumë shpejt, por është gjithashtu shumë i mirë teknikisht. Ai jo vetëm që ka këmbë, gjithashtu ka shpejtësi të jashtëzakonshme në ekzekutim. Kilian është një njeri me statistika dhe rekorde. Ai thjesht barazoi madhështinë e Kavanit, sigurisht që do ta kalojë,” tha mes tjerash Galtieri.