E ardhmja e sulmuesit të Napoli, Viktor Osimhen është ende e paqartë. Gjithsesi, nga sot diçka është e qartë, që nëse ndonjë skuadër dëshiron të marrë shërbimet e 24-vjeçarit duhet të paguajë 150 milionë euro. Kjo është shifra që ka vendosur presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis.

Natyrisht që në Serie A askush nuk mund ta paguajë këtë shumë, por në Angli po, teksa disa nga ekipet e Premier Lig ë kanë nisur të kërkojnë nigerianin, golashënuesi më i mirë në Itali këtë sezon.

“Osimhen është një fenomen dhe ka karakteristika që e përshatin në çdo kampion. Ne gjithnjë kemi patur një sulmues të madh, tani është radha e Osimhen të bëjë diferencën tek ne. E di që është e vështirë të mbash gjatë të tillë kampionë, por me çmimin e duhur do të pranojmë. Shumë është e lartë, por të tilla janë karakteristikat e lojtarit, që bën diferencën”, tha presidenti i Napolit, De Laurentiis.