Otava njoftoi sot se po ndalon përdorimin e aplikacionit kinez TikTok, produkt i kompanisë kineze ByteDance, nga të gjitha pajisjet zyrtare të qeverisë kanadeze, me arsyetimin se paraqet rrezik për privatësinë e komunikimit dhe sigurinë kombëtare.

Kujtohet se vetëm pak ditë më parë Komisioni Evropian kishte shpallur një vendim të ngjashëm ndaj TikTok, ndërkohë që ndalime të ngjashme tashmë janë në fuqi edhe në SHBA jo vetëm në nivel shtetëror por edhe në nivel federal.

Me këtë vendim, një tjetër mosmarrëveshje i shtohet marrëdhënieve kino-kanadeze që po kalojnë një periudhë tensioni.

TikTok thotë, nga ana e tij, se është “i zhgënjyer” nga ky vendim i cili, siç ankohet një përfaqësues i kompanisë kineze, është marrë pa përmendur shqetësimet specifike të sigurisë në lidhje me TikTok dhe pa komunikim paraprak nga Qeveria Kanadeze me kompaninë për të diskutuar çdo shqetësim. /abcnews.al