Gabimi i Ali Ametit është se ngriti persona të gabuar, ju dha pushtet 20 vjeçar, i lejoi të pasurohen në kurriz të shqiptarëve, i lejoi të faktorizohen pa dhënë asnjë kontribut kombëtarë gjatë jetës së tyre.

Shkruan: Abedin Zymberi

Duke i përkëdhelur këto hajna të cilët sot janë të pakënaqur i humbi shumë veprimtar që dhanë gjithçka për komb e nuk fituan asgjë për vete. Koha është që këto persona ta lirojnë hapësirën e veprimit politik për gjeneratat e reja, të pastra, të shkolluar mirë, me njohuri të reja të kohës së tashme.

Apel për të rinjtë të cilëve nuk po i vjen radha ta dëshmojnë veten mos i shkoni mbrapa atyre që jua mbyllën derën e ardhmërisë. Koha është për revolucion, për ndryshime të kuadrove në politikë.

Nëse don Aliu ta shpëton BDI-në dhe Shqiptarët duhet të i largoj të gjithë personat që shijuan pushtet ndër vite në të dy krahët e përçarë dhe t’i zëvendësoj me kuadro të ri profesional.

Jam i dëshpëruar nga ata që vrapojnë pas të dështuarve, kam menduar se është ngrit vetëdija kombëtare por paskam gabuar.

01.03.2023

https://www.facebook.com/photo?fbid=1588433808250506&set=a.117229002037668