Deputetja Flutura Açka ka deklaruar se tre gratë e vrara ditën e djeshme në Tiranë nga Dan Hutra, janë vrarë nga shteti, pasi në Kuvend nuk janë miratuar ligje të cilat ishin në mbrojtje të grave, vetëm pasi janë propozuar nga opozita.
Ajo paralajmëroi një rezolutë që do të paraqitej së shpejti për këtë temë dhe u shpreh se shpreson në miratimin ne saj.
Açka foli edhe në lidhje me çështjen “McGonigal”, çështje për të cilën po mbahet edhe mocioni i sotëm në Kuvend.
Ajo u shpreh se kryeministri Edi Rama, nëse do të kishte një minimum nderi do të ishte subjekt i drejtësisë për përfshirjen në këtë skandal.
“Gjëja më trishtuese sot është që Rama nuk do të na begenisë në Kuvend.
Këshillojeni të shkarkojë një nga platformat e muzikës, është një pjesë muzikore quhet heshtja, ta dëgjojë herë pas here meqë nuk do të na dëgjojë më.
Një gjë e mrekullueshme për 1 minutë zi për tre gratë e vrara dje. Por harruat të thoni se e vrau shteti pasi shumë rezoluta nuk janë miratuar vetëm se i ka sjellë opozita.
Shumë shpejt do vijë një rezolutë në mbrojtje të grave, shpresoj ta votoni.
Ajo që u u pa sot ishte sjellja e njëjtë e Ramës, kamerat nuk e korën se ju i kontrolloni, por kryeministri i fyu ministret që mungonin në nisje. Balluku, Manastiliu e të tjera.
Si është e mundur, ç’shembull është kjo gjuhë për kriminelët jashtë Kuvendit. Rama është sjellë si kafsha Alpha, njëlloj beri edhe sot. Gjithmonë është sjellë si ujk i tërbuar, por ulet ndonjëherë bëhet edhe qingj.
Ka gjë më kriminale se gjuha e përdorur në këtë Parlament. Jemi duke bërtitur që mbreti është lakuriq, por çfarë bëni ju deputetë të mazhorancës? I përkuleni. Ai ka lënë kësulës këtu e ka ikur dhe ju i përkuleni.
Rama e ka sharë Shqipërinë në gjuhë të huaj. Të isha në vendin e tij do të kisha ikur me nder.
Kryeministri mbath atlete ty ku shkohet me këpucë. Në seancën e fundit parlamentare në dhjetor, më është përgjigjur me përdëllim të madh, kush është kriminel e hajdut është subjekt i ligjit dhe drejtësisë.
Kam përshtypjen se çështje McGonigal i përmbledh këto dhe Rama nëse ka një minimum nder duhet të jetë subjekt i drejtësisë.
Rama nuk është mafioz por sillet si mafioz me qytetarët, me shoqërinë civile, me sindikatat , bizneset”, ka deklaruar Açka.