Ministri Bekteshi i ftuar në edicionin e lajmeve të TV Sitel, i pyetur se pas ngrirjes së çmimit të bukës, cilat mund të jenë produktet tjera që mund të kenë ngrirje të çmimit, është përgjigjur se aktualisht janë duke u analizuar në mënyrë specifike çmimet e makaronave dhe produkteve të qumështit dhe me shumë mundësi deri në fund të javës së ardhshme do të shohim se çfarë do të tregojë analiza dhe se do ta informojë Qeverinë, kryeministrin, por para se gjithash do ta njoftojë edhe deputetin Antonio Milloshovski i cili është bërë nje ekonomist i madh, që vazhdimisht shkruan nëpër rrjetet sociale, por qytetarët e njohin vetëm si një si patriot i rremë.