Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e cilëson si një marrëzi të qëllimshme lënien e Shkodrës pa gjykata.
Në një reagim të tij, Meta shprehet se qytetarët shkodranë vuajnë mungesën e drejtësisë, punësimit dhe zhvillimit nga kjo “bandë që është armike e interesit publik”.
“Lënia e Shkodrës pa gjykata është një marrëzi e qëllimshme e “Rilindjes”.
Sot në Shkodër qytetarët vuajnë mungesën e drejtësisë, punësimit dhe zhvillimit nga kjo bandë që është armike e interesit publik.
Ndaj më 14 Maj, në Shkodër dhe kudo në të gjithë Shqipërinë, ndëshkimi me votë për këtë bandë është i pashmangshëm”, shprehet Meta.