Një sëmundje e rrallë e cila shkakton plagë në lëkurë e cila përhapet nga macet është zbuluar në Britani për herë të parë, sipas DailyMail.
Deri më tani, infeksioni i rrallë i transmetuar nga macet nuk ishte parë kurrë jashtë Amerikës së Jugut. Tre britanikë u prekën nga kërpudhat, duke pësuar plagë dhe ulçera në duar, kyçe dhe krahë.
Mjekët pretendojnë se të gjithë u infeksionuan nga kërpudhat nga e njëjta mace, e cila ishte shpëtuar nga Brazili, ku kjo sëmundje është më e përhapur.
Të tre rezultuan pozitivë për sporotrichosis brasiliensis, një lloj sëmundje kërpudhe. Simptomat fillojnë me lezione ose plagë pranë pjesës së trupit të ekspozuar ndaj sëmundjes.
Infeksioni, i cili zakonisht kalon shpejtë, mund të prekë sytë, mushkëritë dhe kockat dhe kyçet. Në raste të rralla, mund të ndikojë në sistemin nervor qendror.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se infeksionet kërpudhore po bëhen një kërcënim i madh për shëndetin publik pasi ndryshimi i klimës i bën mjediset më të përshtatshme për ta.