Atletiko Madridi është në kërkim të alternativave për qendrën e mbrojtjes. Çaglar Soyuncu ka qenë emri më i përfolur për kalimin te spanjollët. Tani lista është përditësuar me një tjetër lojtar që e njeh mirë kampionatin spanjoll.
Drejtuesi i “COPE”, Juanma Kastano, ka zbuluar se Atletiko Madridi i ka bërë një ofertë qëndermbrojtësit Inigo Martinez. Futbollisti 31-vjeçar do të largohet në verë nga Atletik Bilbao dhe Diego Simeone e ka në listën e preferencave. Mbrojtësi më parë është kërkuar nga Barcelona, madje është raportuar se do e tentojë sërish në verë.