Duke parë ngjeshjen e kalendarit në këtë sezon ku në mes ishte edhe Kupa e Botës, trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola është detyruar në shumë raste të bëj rotacion në 11-tëshen titullare. Mirëpo, një zgjedhje e tillë nga spanjolli ka lënë të pakënaqur qendërmbrojtësin, Emerik Laport.
Mbrojtësi nuk ka vazhdimësinë e pritur në radhët e “qytetarëve”, ndaj së fundmi mediat spanjolle bëjnë me dije se 28-vjeçari është gati të provojë një “aventurë” të re në merkaton e verë dhe klubi i preferuar i mbrojtësit është Barcelona.
Katalanasit në fakt e pëlqejnë opsionin për të transferuar Laporten mirëpo për momentin i kanë “dyert e mbyllura” për shkak të problemeve financiare. Nga ana tjetër, nëse Laporte largohet në verë nga Man. Siti, atëherë anglezëve iu lirohet një vend në prapavijë teksa menjëherë do të hidhen në sulm për Josko Gvardiol të Lajpcigu.