
Me 3 ndeshje që u zhvilluan gjatë ditës së diel, u mbyll java e 21-të në Ligën e Parë Futbollistike, e cila kaloi në shenjë të efikasitetit të lartë. Në 5 ndeshjet e zhvilluara në fundjavë u regjistruan plot 18 gola, ose mesatarisht 3.6 gola në çdo përballje.
Ndeshja e vetme, në të cilën nuk kishte gola ishte ndeshja e zhvilluar në stadiumin në Shtip, ku Bregallnica dhe Shkëndija u ndan në paqe dhe pa gola të shënuar.
Ndërkohë Makedonija Gjorçe Petrovi me 3-0 mundi Tikveshin, ndërsa Sileksi shënoi katër gola në transfertë, kundër skuadrës së Pobedës, në sfdiën që u mbyll me rezultat 1-4.
Ditë më parë, Rabotniçki me 4-0 mundi Skopjen, ndërsa në sfidën më efikase, FC Shkupi dhe Akademia Pandev u ndalën në barazim pran rezultat 3-3. Kujtojmë se skuadra e Struga Trim Lum ishte e lirë këtë javë.
Liga e Parë – Java 21
Makedonija Gj.P 3-0 Tikveshi
Bregallnica 0-0 Shkëndija
Pobeda 1-4 Sileksi
FC Shkupi 3-3 Akademia Pandev
Rabotniçki 4-0 Skopje