Sot, mbahet ankandi për euroboobligacionin e nëntë. Axhentët dhe investitorët potencialë janë njoftuar dhe sipas interesit të shprehur nga investitorët, pritet ankand i suksesshëm.

Shuma në të cilën do të nënshkruhet euroobligacioni do të varet nga çmimi i arritur në treg dhe në drejtim të angazhimeve tona për ta ruajtur portofolin më optimal të borxhit sipas kostove dhe afatizimit.

Në drejtim të transparencës dhe llogaridhënies, Ministria e Financave do të informojë menjëherë për kushtet pas përfundimit të ankandit, ndërsa përpara mbylljes së tij, theksojmë ndikimin ndaj çmimit të informacioneve dhe shpalljeve.