Hese Rodrigez kaloi përmes mikrofonave të “El Larguero” dhe ndër të tjera foli për ardhjen e mundshme të Kilian Mbapes te Real Madridi. Ai e njeh shumë mirë si klubin e bardhë, sepse është rritur në akademinë e Real Madridit, ashtu edhe sulmuesin francez të PSZH-së, me të cilin përkoi në kohën e tij te skuadra pariziene.

Në një bisedë me Manu Carrennjo, Hese siguroi se duke e njohur Florentino Perez është e vështirë për Mbape që të përfundojë më te Real Madridi. Lojtari aktual i Sampdorias shton se presidentit Perez nuk i ka pëlqyer fare ajo që bëri Mbape verën e kaluar, kur vendosi të rinovonte me PSZH-në dhe të linte “me gisht në gojë” Real Madridin, që kishte ofruar gjithçka për të.

 

“Mbappe në Madrid? Nuk e di. Duke e njohur Florentino Perez, ndoshta ai nuk përfundon më te Real Madridi. Perezit nuk i pëlqeu ajo që bëri Kiliani verën e kaluar. Nëse unë do ta shikoja Mbappe si president ose pronar i një klubi, do të varej nga lojtarët që kisha dhe merkatoja. Nëse e shikoj talentin, pa hezitim, do ta merrja Mbapen me sy mbyllur,” tha mes tjerash .

 

Hese foli edhe për garën e titullit në La Liga.

 

“Real Madridi nuk duhet marrë kurrë për të vdekur, por nuk do t’ju gënjej se situata është e ndërlikuar. Barça është e fortë. Kur je më i ri ka gjëra që nuk i mendon, nuk i vlerëson. Kur më erdhi kjo ofertë nga Italia u emocionova shumë. Nëse do të kthehesha 10 vite mbrapa, me siguri kam gabuar në diçka. Por bëhet fjalë për të mësuar prej saj,” tha nw fund Rodrigez.