Stefano Pioli dhe Milani do të fluturojnë për në Londër për ndeshjen e dytë të raundit të 1/8 së Ligës së Kampionëve kundër Totenhamit, me mjaft telashe. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, sulmuesi francez Olivier Ziiru tashmë vuante nga simptomat e gripit gjatë humbjes 2-1 ndaj Fiorentinës në Serie A.
Francezi me sa duket është duke u rikuperuar dhe gjendja e tij mendohet se po përmirësohet, por ka dyshime nëse ai do të jetë në gjendje të nis ndeshjen gjatë ditës së mërkurë. Sulmuesi do të vlerësohet në ‘Milanello’ nesër në mëngjes, ndërsa pjesa tjetër e ekipit stërvitet përpara fluturimit të tyre të planifikuar pasdite për në Angli.
Thuhet se Pioli po mendon të marrë Zhirun në Londër pavarësisht nga aftësisë së tij fizike, me shpresën se ai mund të jetë në gjendje të luajë një pjesë në stadiumin e Totenhamit.
Në mungesë të tij, Ante Rebiç, Divok Origi ose Sharll De Ketelare do të udhëheqin sulmin për ‘kuqezinjtë’ në Ligën e Kampionëve.