Ish-ylli i NBA-së, Shaun Kemp, është arrestuar, pasi emri i tij është përfshirë në një incident me armë zjarri në Uashington. Dyshohet se Kemp, nga brenda makinës së tij, nxorri armën dhe qëlloi drejtuesin e një automjeti tjetër. Njëra nga makinat është larguar nga vendi i krimit dhe më pas është gjetur një armë.

Departamenti i Policisë raportoi të mërkurën se të shtënat ndodhën pas një sherri mes banorëve në një parking, por nuk u raportua për të lënduar.

Siç raportohet nga “New York Post”, Kemp u arrestua të mërkurën pasdite dhe u akuzua për një krim. Gjithashtu, në lidhje me të shtënat me arëm zjarri është arrestuar 53-vjeçari, ndërsa hetimet vijojnë. Kemp mbetet në paraburgim, sipas të dhënave vendase.

Shaun Kemp, luajti NBA nga viti 1990 deri në 2004, duke luajtur për Sietëll Supersonics dhe gjithashtu duke u përfshirë me “All Star”, si anëtar i Klivlend Kavaliers dhe Trail Blejzers përpara se të përfundonte karrierën e tij te Orlando Mexhik. Kemp u bë një yll i NBA-së falë kërcimeve të tij. Së bashku me Geri Pejtonin, ata udhëhoqën Sonics në finalet e NBA të vitit 1996, ku humbën ndaj Çikago Bulls të Majkëll Xhordan. Nëse shpallet fajtor për të shtënat me armë, ish-basketbollisti mund të përballet me 10 vjet burg dhe një gjobë deri në 20 mijë dollarë.