Man. Junajted përgatitet për një ndeshje të vështirë në Ligwn Europa, atë ndaj spanjollëve të Real Betisit. Një nga protagonistët e këtij sezoni për “Djajtë e Kuq” është padyshim sulmuesi Markus Rashford, që është kthyer në goleador.

 

“Gjëja më kryesore e këtij sezoni është se isha në 100% të formës kur ai nisi. Bëra një fazë të mirë para-përgatitore dhe kur erdhi trajneri i ri ishte i emocionuar dhe gati për të nisur një aventurë të re me të”, tha Rashford.

 

“Gjatë gjithë kohës doja vetëm të jepja më të mirën e mundshme të aftësive të mia, pa menduar për asgjë tjetër. Nuk e ktheva kokën pas. Ndjej se jemi rritur shumë si ekip dhe kemi fituar ndeshje të mëdha, duke treguar stilin tonë të lojës”, tha sulmuesi.

 

“Gjatë këtij sezoni kemi dhënë më të mirën për të treguar lojën tonë, duke mundur ekipe të mëdha e fituar trofe. Kemi edhe dështuar, por kemi treguar se mund të ringrihemi. Unë nuk kënaqem me kaq, pasi e di se kam mundësi për të fituar të tjerë trofe këtë sezon”, tha Rashford.