Gazeta katalanase “Sport” bën një analizë të veçantë të asaj që ndodhi në “Allianz Arena”.

 

“Një nga çelësat e triumfit të Bajern Munihut ndaj PSZH-së ka qenë mbrojtja e bavarezëve. Kundër njërit prej sulmeve më të frikshëm në planet, të besuarit e Nagelsmann arritën “t’i thanin” në ndeshjen e parë dhe gjithashtu në atë të dytë, duke e mbajtur portën të pastër në të dyja ndeshjet.

 

Në “Allianz Arena”, Alfonso Dejvis spikati mbi të tjerët. Dukej sikur luanin dy lojtarë brenda tij. Ai ishte aty për të mbuluar krosimet dhe topat e pastër dhe, në pak sekonda, kanadezi kërkonte tashmë vijën e pasme për të ndihmuar ekipin në sulm. Ai ishte një nga më të mirët në ndeshje. Duke hequr mënjanë veprimin e De Ligt, i cili bëri ndërhyrjen shpëtuese në vijën fatale, kur Zomer ishte tashmë i mundur, ai i Dejvisit ndaj Mbappé në minutat e fundit ishte gjithashtu shumë meritor. Ai mbuloi gjithçka që PSZH u përpoq të krijonte, së bashku me qendërmbrojtësin holandez dhe Upamekano, të dy të pakalueshëm.

 

Me kalimin në çerekfinale vlejnë shumë të gjithë lojtarët e Bajernit, por në rrjete tashmë po flitet se MVP-ja që iu dha Myller-it me këtë rast ishte i merituar nga anësori.

Ai luajti 90 minuta, në të cilat pati kohë për të spastronte katër goditje nga parizienët, rikuperoi topa të panumërt, bëri 42 pasime në 90 prekje dhe mbi të gjitha ishte në të gjitha pjesët e fushës. Krahu i majtë ishte i tyre dhe PSZH nuk mundi të bënte asgjë për ta sulmuar”, raporton e përditshmja spanjolle.