Muarem Bajrami, nuk është më trajner i Makedonija Gjorçe Petrovit. Trajneri shqiptarë dhe klubi nga lagjja e Gjorçe Petrovit ndërprenë bashkëpunimin, pasi që Bajrami plot 18 muaj drejtoi skuadrën shkupjane. Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri Bajrami përmes mediave sociale.
“18 muajt e kaluara ishin një prej periudhave më të mira në jetën time, ku së bashku arritëm të fitojmë Kupën e Maqedonisë, duke e kthyer atë në Gjorçe Petrov, pas plotë 16 vite. Në Kupën e Maqedonisë gjithashtu jemi në lojë për t’a fituar edhe sezonin aktual, pasi jemi një prej katër ekipeve gjysmëfinaliste. Në sezonin aktual, punët nuk shkuan siç dëshiroja dhe dëshironim, andaj vendosa që gjëja dhe ndihma më e madhe që mund t’ia bëjë klubit, është të largohem nga i njëjti”, ka shkruar Bajrami.
Aktualisht Makedonija Gjorçe Petrov është në vendin e 7-të në renditjen e Ligës së Parë me 25 pikë.