Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se koalicioni i opozitës do të drejtohet nga demokratët.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha shkurt se; ‘kjo nuk ka asnjë diskutim’.
“Në çfarë aktiviteti ka qenë me McGonigal zoti Meta? Kur i shpreh këtu shqetësimet, si….a e kupton apo jo. Nuk kam asgjë këtu. Por gjykoj se transparenca dhe qëndrimi para ligjit, është detyrim për cilindo. Koalicioni ynë do jetë koalicion fitimtar. PD drejton koalicionin. S’ka diskutim!”, tha Berisha.
Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama kur takon zyrtarë, u fut dedektorë metalik për kontroll, pasi është i tmerruar.
Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton. Janë të zier në krim, janë të mbrujtur në krim, janë të pashpresë. Ndaj i bën këto. Kontrollon shtëpitë vetëm për të shpëtuar nga inceneratorët. Se SKAP-i është shndërruar totalisht në repart të PS-së. Totalisht!”, tha Berisha.