Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të ngjiten në ring për të unifikuar titujt botërorë të peshave të rënda, diçka që nuk ka ndodhur që kur Lewis u kurorëzua “I gjithëpushtetshëm” në vitin 1999.

Shoqata Botërore e Boksit- WBA konfirmoi përballjen, që ditët e fundit dukej se ishte e pamundur kur Fury refuzoi ofertat 50-50 ose 60-40 në favor të fituesit, që Usyk ia hodhi në tavolinë. WBA ishte e vendosur të urdhëronte një duel mes kampionit në fuqi, Usyk, dhe kundërshtarit Dubois, nëse nuk arrihej një marrëveshje me Furin. Përballja mund të zhvillohet më 29 prill, në Wembley.

Opsioni i Arabisë Saudite përjashtohet, pasi vendi aziatik nuk mund të sigurojë që ndërtimi i stadiumit të ri, në Jeddah, të përfundojë në kohë./Alsat.mk