Autobusi i ekipit turk Alanya Kestelspor është përfshirë në një aksident rëndë mëngjesin e së dielës pranë Alanias.

Autobusi me futbollistët u rrëzua në njërin krah kur drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e timonit dhe u përplas me barrierat.

Lojtarët u dërguan në Spitalin Stërvitor dhe Kërkimor të Alanias nga ekipet mjekësore që erdhën në vendngjarje. Mediat turke thonë se nga aksidenti janë lënduar 12 lojtarë, 3 prej tyre në gjendje të rëndë.