Tenistja britanike Ema Radukanu, fitues e Grand Slam të “US Open” në vitin 2021, po përpiqet të jetojë një jetë larg rrjeteve sociale. Ajo shprehet se ato e penguan që të vijojë rezultatet pozitive gjatë vitit 2022.
“Pas Australian Open të këtij viti, kam hequr nga celulari im programet e ‘WhatsApp’ dhe ‘Instagram’. Që nga ajo kohë po jetoj e “mbështjellë” vetëm me atë që ndodh përreth meje, pa parë e dëgjuar se çfarë ndodh përreth meje apo se çfarë thonë e shkruajnë për mua”, tha Radukanu.
“Kam ndjerë se njeriu ka nevojë të përqendrohet te vetja e tij dhe kam qenë shumë e kënaqur në këtë drejtim. Kam mësuar se çfarëdo të bësh apo të thuash, njerëzit do të merren me ty. Nuk dua të merrem e mendoj shumë se çfarë thonë rrjetet sociale. Është një instrument i mirë për të më promovuar por edhe për të të shkatërruar”, tha Radukanu.