Në intervistën e dhënë për ‘RAC1’, Zherard Pike ka vlerësuar ndër të tjera të ardhmen e Leo Mesit për sezonin e ardhshëm, pasi kontrata e tij me PSZH-në përfundon pas vetëm tre muajsh. Ish-qendërmbrojtësi i Barcelonës, bashkëlojtar prej shumë vitesh, beson se “vetëm ai e di të ardhmen e vet”, megjithëse vë bast se argjentinasi do të vendosë “sipas motivimit të tij” dhe “ku mund të jetë më i lumtur”.

“Vetëm ai e di të ardhmen e tij. Mendoj se fitimi i Kupës së Botës ishte ëndrra që kishte në nivel personal. Ishte ky titull që i duhej për t’u konsideruar më i miri në histori. Tashmë të gjithë janë të bindur për këtë. Tani gjithçka që vendos udhëhiqet nga bindja se ku mund të jetë i lumtur. Gjëja më normale është që ai të qëndrojë në Evropë”, ka saktësuar Pike.

Barcelona është një nga destinacionet e mundshme dhe ish-lojtari blaugrana sheh opsione të till.

 

“Barça mund të jetë e ardhmja e tij. Për katalanasit, nëse ai do të rikthehej, do të ishte madhështore në nivel sentimental. Gjithsesi, është një vendim që i përket atij”.

Kështu, gjithçka do të varet vetëm dhe ekskluzivisht nga ajo që Leo Messi dëshiron të bëjë në muajt e ardhshëm. Opsioni i Barçës është aty, por ka edhe mundësi të tjera. Qëndrimi te PSZH ose një aventurë e re në MLS të SHBA janë opsionet e tjera të mundshme.