Një vajzë 4-vjeçare e quajtur Merkel është gjetur ditën e sotme në zonën e Liqenit Artificial. Policia e shtetit ka ndarë një foto të vogëlushes, e cila shihet e veshur me një kostum rozë dhe me një jelek të bardhë sipër. Ata kërkojnë ndihmë, për gjetjen e familjes së të miturës.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Njoftimi i fundit :
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë për vajzën 4-vjeçare, ju informojmë se:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës, shtetasja D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet.