Pas ndeshjeve të xhiros së 26-të të Serie A, Gjyqi sportiv vendosi dënimin me dy ndeshje me 5. 000 euro gjobë për lojtarin e Romës, Marash Kumbulla, i cili u përjashtua nga loja pasi shkelmoi Domeniko Berardin, gjatë ndeshjes përballë Sassuolos.

Gjithashtu një ndeshje pezullim për katër lojtarë: Zhiru, Rinkon, Tresoldi dhe Vecino. Mes drejtuesve, skualifikim me një turn për drejtorin e Leçes, Stefano Trinchera.

Për Interin gjobë 8 mijë euro, Spezia 5 mijë euro dhe Bolonja 2 mijë euro.